Lajme Zone
Shpërthimi i karbuarntit në Sarandë, plagosen dy punonjësit
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërthimi i karbuarntit në Sarandë, plagosen dy punonjësit

Një shpërthim i fortë ka tronditur ditën e sotme një pikë karburanti në Sarandë, duke lënë të plagosur dy persona.

Një shpërthim i fortë ka tronditur ditën e sotme një pikë karburanti në Sarandë, duke lënë të plagosur dy persona.

Të plagosur kanë mbetur Fatmir Pema, 39 vjeç, i cili ka pësuar djegie në trup, si dhe Florian Bica, 27 vjeç, i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore pas tronditjeve të shkaktuara nga shpërthimi.

Të dy personat raportohet se janë punonjës mirëmbajtjeje në pikën e karburantit ku ndodhi ngjarja.

Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaku i shpërthimit, ndërsa pritet që hetimet të zbardhin se çfarë e shkaktoi incidentin.

Ky është shpërthimi i dytë i regjistruar në një pikë karburanti brenda pak javësh. Më 9 shtator, një tjetër shpërthim ndodhi në një pikë karburanti në zonën e Bërrylit në Tiranë.