Lajme Zone
Shpërthimi i fuqishëm në Laprakë, dyshohet se shpërtheu impianti i gazit i një automjeti
EkonomiJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërthimi i fuqishëm në Laprakë, dyshohet se shpërtheu impianti i gazit i një automjeti

Një shpërthim i fuqishëm ka alarmuar mbrëmjen e sotme banorët e zonës së Laprakës në Tiranë, pranë Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", ku një automjet është përfshirë nga flakët.

Një shpërthim i fuqishëm ka alarmuar mbrëmjen e sotme banorët e zonës së Laprakës në Tiranë, pranë Universitetit Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", ku një automjet është përfshirë nga flakët.

Pamjet e siguruara nga redaksia e JOQ Albania tregojnë mjetin tërësisht të përfshirë nga zjarri, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe zjarrfikësja, e cila po punon për shuarjen e flakëve.

Shumë qytetarë raportuan se fillimisht dëgjuan një shpërthim jashtëzakonisht të fortë, aq sa, sipas tyre, u tundën dritaret e pallateve përreth dhe zhurma u dëgjua edhe në zona të tjera të kryeqytetit.

Sipas dëshmive paraprake, dyshohet se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga impianti i gazit i automjetit, megjithatë ky mbetet vetëm një dyshim fillestar dhe ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet.

Deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Pritet që Policia dhe shërbimet zjarrfikëse të dalin me një njoftim zyrtar për të sqaruar shkakun e shpërthimit dhe dëmet e shkaktuara. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)