Lajme Zone
Shpërthimi i dytë në 14 ditë, tritol dyqanit të luleve në Tufinë
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërthimi i dytë në 14 ditë, tritol dyqanit të luleve në Tufinë

Një tjetër shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar në zonën e Tufinës, në Tiranë, në një dyqan lulesh në pronësi të shtetasit A. K. Ngjarja e dytë në të njëjtin subjekt ka ndodhur mbrëmjen e 15 nëntorit, rreth orës 23:15, ndërsa shpërthimi i parë ishte regjistruar më 1 nëntor të këtij viti.

Një tjetër shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar në zonën e Tufinës, në Tiranë, në një dyqan lulesh në pronësi të shtetasit A. K. Ngjarja e dytë në të njëjtin subjekt ka ndodhur mbrëmjen e 15 nëntorit, rreth orës 23:15, ndërsa shpërthimi i parë ishte regjistruar më 1 nëntor të këtij viti. Sipas njoftimit të Policisë, në dyqanin e luleve është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale. “ Më datë 15.11.2026, rreth orës 23:15, në Tufinë, në një dyqan lulesh, në pronësi të shtetasit A. K., është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Grupi hetimor, së bashku me shërbimet e Policisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e Policisë. Më 1 nëntor, në të njëjtin dyqan lulesh në Tufinë, u regjistrua një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:45 të mëngjesit, kur një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse u hodh në tarracën e të njëjtit dyqan. Edhe në atë rast, si pasojë e shpërthimit u shkaktuan dëme të vogla materiale, ndërsa nuk u raportua për persona të lënduar. Sipas Policisë, nga veprimet e para hetimore ishte bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, por identiteti i tij nuk ishte bërë publik për shkak të hetimeve. Shpërthim tritoli në tarracën e një dyqani lulesh në Tufinë, policia identifikon autorin