Lajme Zone
Shpërthim tritoli në oborrin e një banese në Tiranë, dëmtohen dy automjete
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërthim tritoli në oborrin e një banese në Tiranë, dëmtohen dy automjete

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar gjatë natës në Tiranë, në oborrin e banesës së një 56-vjeçari.

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar gjatë natës në Tiranë, në oborrin e banesës së një 56-vjeçari. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:15, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy automjete të parkuara në oborrin e banesës së shtetasit me inicialet S. N. Deri në këtë fazë, Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me shkaqet e shpërthimit apo personat që mund të jenë të përfshirë. Grupet hetimore po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj.