Lajme Zone
Shpërthim pranë një automjeti në Laknas, policia nis hetimet
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërthim pranë një automjeti në Laknas, policia nis hetimet

Një automjet është dëmtuar gjatë orëve të para të mëngjesit në Laknas të Kamzës, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit ose autorëve të ngjarjes.

Një automjet është dëmtuar gjatë orëve të para të mëngjesit në Laknas të Kamzës, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit ose autorëve të ngjarjes. Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 03:00, një 41-vjeçar, me inicialet Y. T., ka njoftuar Sallën Operative se kishte dëgjuar një zhurmë në rrugën “Lunxheria”. Pas daljes në oborrin e banesës, ai ka konstatuar se automjeti i tij kishte pësuar dëmtime të lehta në pasqyrë dhe në derën e drejtuesit. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka hedhur në drejtim të automjetit një sasi të vogël lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të kufizuara materiale. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.