I dyshuar për disa vjedhje në qytetin e Shkodrës, një 56-vjeçar nga Durrësi është kapur në flagrancë teksa tentonte të vidhte një tjetër biçikletë. Arrestimi u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Shëtitësi”, të organizuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër pas denoncimeve të qytetarëve. Sipas Policisë, në pranga ra F. A., 56 vjeç, banues në Durrës. Ai u kap në lagjen “Liria”, në momentin që po tentonte të kryente një tjetër vjedhje. LEXO edhe...Aksidenti tragjik në Manëz, shkon në 4 numri i viktimave! Ndërron jetë edhe 16-vjeçari që ndodhej te Trauma Nga veprimet hetimore rezulton se 56-vjeçari dyshohet se më herët ka vjedhur një shumë parash në një automjet taksi, si edhe dy biçikleta në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme. Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit Finalizohet operacioni policor i koduar “Shëtitësi”, për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë. Vidhte lekë në automjete, kryesisht taksi, dhe biçikleta në zona të ndryshme të qytetit. Pas denoncimeve të qytetarëve dhe punës gjurmuese, kapet në flagrancë në tentativë për të vjedhur një tjetër biçikletë, 56-vjeçari nga Durrësi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas denoncimeve të marra nga qytetarët për vjedhje, organizuan punën hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Shëtitësi”, u kap në flagrancë, në tentativë për të kryer një tjetër vjedhje, shtetasi: - F. A., 56 vjeç, banues në Durrës. Nga veprimet hetimore dyshohet se 56-vjeçari ka vjedhur një shumë parash në një automjet taksi dhe 2 biçikleta, në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës. 56-vjeçari u kap në flagrancë, në lagjen “Liria”, teksa tentonte të vidhte një tjetër biçikletë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme. U.D/ReportTv.al Shkoder Durres vjedhje bicikleta taksi grabitje Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 70.4% Keq 20.8% Nuk e di 8.8% Vota total: 125 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?

