Lajme Zone
Zjarret në Pukë nën kontroll, shuhen të gjitha vatrat në Gjegjan, vijon lufta me flakët në Prozhëm-Shkozë
Të tjeraTop Channel

Zjarret në Pukë nën kontroll, shuhen të gjitha vatrat në Gjegjan, vijon lufta me flakët në Prozhëm-Shkozë

Situata e zjarreve në territorin e Bashkisë Pukë paraqitet më e qetë, ndërsa të gjitha vatrat vijojnë të monitorohen nga forcat në terren.

Situata e zjarreve në territorin e Bashkisë Pukë paraqitet më e qetë, ndërsa të gjitha vatrat vijojnë të monitorohen nga forcat në terren. Në Njësinë Administrative Gjegjan, të gjitha vatrat e zjarrit janë izoluar dhe shuar. Forcat e Armatosura dhe strukturat operacionale vendore vijojnë monitorimin e perimetrit për të parandaluar riaktivizimin e flakëve.

Në zonën Prozhëm–Shkozë, një vatër vijon të jetë aktive, por aktualisht nuk paraqet rrezik për banesat. Forcat në terren po punojnë për izolimin e plotë të saj në të dy drejtimet.

Ndërkohë, në malin Tërbun–Fushë Livadh, po vijon verifikimi dhe monitorimi i perimetrit të vatrave që deri tani janë shuar plotësisht.

Forcat e Armatosura dhe strukturat vendore do të qëndrojnë në terren gjatë gjithë kohës, me fokus izolimin e vatrës aktive dhe parandalimin e riaktivizimit të vatrave të shuara. Top Channel