Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një karburant në zonën e Brrylit në Tiranë. Nga ngjarja kanë mbetur të lënduar disa persona. Sipas të dhënave paraprake, njëri prej tyre ka mbetur i bllokuar për disa minuta brenda objektit, ndërsa është nxjerrë më pas nga banorët e zonës.
Shpërthimi është shoqëruar me flakë dhe ka shkaktuar dëme në karburant dhe në godinën pranë tij.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa autoritetet kanë marrë masa për sigurimin e zonës.
Për shkak të incidentit, qarkullimi në këtë pjesë të rrugës është ndërprerë përkohësisht.
Shkaqet e shpërthimit mbeten ende të paqarta dhe pritet të përcaktohen nga hetimi. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

