Një shpërthim me lëndë plasëse (tritol) ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër. Burime për Report Tv bëjnë me dije se lënda plasëse është vendosur në oborrin e një banese në qendër të qytetit, prapa Bashkisë së Shkodrës, e cila është në pronësi të një 60-vjeçari, shtetasit Metin Bushati. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në pallatet që ndodhen pranë vendit të ngjarjes, janë thyer disa xhama. LEXO EDHE:Një nga ne/ Këpucari Dritan Ceni rrëfen realitetin e trishtë: Në Shkodër i riparojnë disa herë këpucët, s’kanë mundësi ekonomike Forca të shumta Policie kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Pista kryesore e hetimit nga ana e Policisë është një konflikt i mundshëm që mund të jetë përfshirë i vllai i 60-vjeçarit, shtetasi Gëzim Bushati, i cili jeton prej vitesh në Gjermani dhe është me precedent penal. Njoftimi i Policisë: Shkodër / Informacion paraprak- Rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, në oborrin e banesës së shtetasit M. B., rreth 60 vjeç, nga persona ende të paidentifikuar është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: Shkoder shperthim shperthim me tritol bashkia shkoder dëme materiale Metin Bushati Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6% Vota total: 6215 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
