Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Shkodrës, ndërsa pamje nga vendngjarja kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania.
Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka ndodhur në një banesë rreth 100 metra larg godinës së Bashkisë së Shkodrës. Dyshohet se është përdorur tritol, ndërsa ende nuk ka një konfirmim zyrtar për lëndën plasëse.
Në pamjet e mbërritura në redaksi shihet prania e forcave të shumta të Policisë në zonën ku ka ndodhur shpërthimi, ndërsa autoritetet kanë nisur verifikimet për zbardhjen e rrethanave.
Fatmirësisht, nga informacionet paraprake nuk raportohet për persona të lënduar. Ende nuk dihen shkaqet apo motivet e ngjarjes, ndërsa mbetet për t'u përcaktuar nëse shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale në banesë apo në objektet përreth.
Policia vijon punën në vendngjarje për të dokumentuar provat dhe për të zbardhur rrethanat e plota të shpërthimit. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

