Lajme Zone
Kush është mësuesi të cilit iu hodh tritol në oborrin e banesës në Shkodër?
Të tjeraJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Kush është mësuesi të cilit iu hodh tritol në oborrin e banesës në Shkodër?

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi i mbrëmjes së sotme në Shkodër, ku një sasi e vogël lënde plasëse u hodh në oborrin e një banese në lagjen “Qemal Stafa”, rreth 100 metra larg Bashkisë.

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi i mbrëmjes së sotme në Shkodër, ku një sasi e vogël lënde plasëse u hodh në oborrin e një banese në lagjen “Qemal Stafa”, rreth 100 metra larg Bashkisë.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30. Lënda plasëse është hedhur nga persona ende të paidentifikuar në oborrin e banesës së 60-vjeçarit Metin Bushati, i cili punon si mësues.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Një nga pistat që po hetohet lidhet me të vëllanë e mësuesit, Gezim Bushati, dhe aktivitetin e tij në Gjermani. Sipas hetuesve, nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të ketë pasur si qëllim përcjelljen e një mesazhi apo paralajmërimi ndaj tij, megjithatë kjo mbetet një pistë e hetimit dhe nuk është konfirmuar ende si motiv i ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes, zbardhjen e motivit dhe identifikimin e personave që hodhën lëndën plasëse në oborrin e banesës.