Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në Tiranë, në zonën e Xhamllikut. Lënda plasëse ishte vendosur në katin e parë, në derën e një banese, në rrugën “Sadik Petrela”. Nga shpërthimi nuk pati të lënduar në njerëz. Shpërthimi i ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit shkaktoi panik edhe tek banorët e zonës. Pronarja e banesës është marrë në pyetje nga grupi hetimor, e cila ka deklaruar se nuk ka dijeni se kush mund të jetë autori. 47-vjeçarja ishte e divorcuar prej disa vitesh dhe në banesë jetonte me djalin dhe vajzën. LEXO EDHE:Samiti i NATO-s në Tiranë, MIA: Vendimi mbetet i pandryshuar! Data e zhvillimit të tij, përcaktohet përmes vendimmarrjes së përbashkët të vendeve anëtare Njoftimi i policisë Tiranë/Informacion paraprak Më datë 14.11.2026, rreth orës 02:50, në rrugën “Sadik Petrela”, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse e vendosur në derën e jashtme të apartamentit të shtetases A. M., 47 vjeçe. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit. P.J A.C Shqiptarja.com TAG: shperthim me tritol Tirane Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
12 Nëntor, 17:55
Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni? Të drejtë 70.6% Të gabuar 26.4% Nuk e di 3% Vota total: 2344 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 12 Nëntor, 17:55 Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni?

