Lajme Zone
Shpërthim me tritol në derën e lokalit në Durrës, vetëm dëme materiale! Pronarët: S’kemi konflikte (EMRAT)
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërthim me tritol në derën e lokalit në Durrës, vetëm dëme materiale! Pronarët: S’kemi konflikte (EMRAT)

Lokali, në pronësi të Ramazan dhe Erjon Ballës, ka qenë i mbyllur në orën 05:00 kur ka ndodhur shpërthimi. Sipas burimeve, të dy kanë deklaruar se nuk kanë asnjë konflikt, ndërsa nuk rezultojnë as me precedent penal.

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sektor Fllakë në Durrës, fatmirësisht vetëm me dëme materiale. Lokali, në pronësi të Ramazan dhe Erjon Ballës, ka qenë i mbyllur në orën 05:00 kur ka ndodhur shpërthimi. Sipas burimeve, të dy kanë deklaruar se nuk kanë asnjë konflikt, ndërsa nuk rezultojnë as me precedent penal. LEXO edhe... Recitali poetik ‘Në çdo pasqyrë na sheh mëkati’ ndalet në Durrës! Preç Zogaj i emocionuar: Hera e parë që prezantohem në këtë qytet Njoftimi i plotë: Rreth orës 05:00, në Sektor Fllakë, në derën e lokalit në përdorim të shtetasve R. B. dhe E. B., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve. P.J/ReportTv.al Durres ramazan balla erjon balla shperthim me tritol Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.9% Jo 38.8% Disi 7.3% Vota total: 4356 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?