Lajme Zone
Shpërthim me lëndë plasëse në Patos, dëmtohet porta e banesës së 33-vjeçarit me “arrest shtëpie”
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërthim me lëndë plasëse në Patos, dëmtohet porta e banesës së 33-vjeçarit me “arrest shtëpie”

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në qytetin e Patosit, ku është dëmtuar porta rrethuese e banesës së një 33-vjeçari, i cili ndodhet me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në qytetin e Patosit, ku është dëmtuar porta rrethuese e banesës së një 33-vjeçari, i cili ndodhet me masë sigurie “Arrest në shtëpi”. Ngjarja është konstatuar rreth orës 05:05 të datës 16 nëntor, kur 33-vjeçari me inicialet M. P., banues në Patos, ka njoftuar sallën operative të Policisë për dëmtimin e portës së banesës së tij. Sipas informacionit paraprak, dyshohet se dëmtimi është shkaktuar nga shpërthimi i një sasie lënde plasëse. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, identifikuar autorët e mundshëm dhe dokumentuar ligjërisht rastin.