Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Ardhishtë të Shijakut. Sipas policisë, rreth orës 01:00, në oborrin e një banese të pabanuar, në pronësi të shtetasit S. G., është dëmtuar porta e oborrit. Dyshohet se dëmtimi është shkaktuar nga një lëndë plasëse.
Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave. Top Channel

