Një video që po qarkullon në TikTok tregon një drejtues mjeti duke lëvizur me shpejtësi ekstreme, ndërsa mënyra e publikimit të pamjeve duket si një provokim i hapur ndaj policisë.
Jo vetëm policia, por edhe radarët dhe dronët duket se janë kthyer në pjesë të “sfidës” së tij, sikur rruga të ishte pistë gare dhe kontrolli i shpejtësisë një lojë për t’u fituar.
“Më kapni po mundët!” duket të jetë mesazhi që përcillet përmes videos.
Por pas fasadës së “trimërisë” për TikTok fshihet një rrezik real. Në 200 km/h, një gabim i vetëm mund të marrë përmasa tragjike dhe të rrezikojë edhe njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me këtë sjellje.
Për disa sekonda adrenalinë dhe disa klikime, një drejtues mjeti nuk mund ta kthejë rrugën publike në pistë personale.
Thirrja është për ndërhyrje dhe verifikim të menjëhershëm të pamjeve. Nëse videoja është autentike, autoritetet duhet të identifikojnë drejtuesin dhe të marrin masat përkatëse.
Radarë, dronë, patrulla apo kamera… sfida nuk është se kush është më i shpejtë. Çështja është që dikush po rrezikon jetën e të tjerëve për disa sekonda famë në TikTok.

