Lajme Zone
Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Fllakë, policia nis hetimet
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Fllakë, policia nis hetimet

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në derën e një lokali në zonën e Fllakës, në Durrës.

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në derën e një lokali në zonën e Fllakës, në Durrës.

Mësohet se lokali ishte në përdorim të shtetasve, Ramazan Balla dhe Erjon Balla.

Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ende nuk dihen autorët që kanë vendosur lëndën plasëse, ndërsa grupi hetimor po punon për të përcaktuar edhe sasinë dhe llojin e lëndës së përdorur.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet