Lajme Zone
Shpërthen vullkani në Filipine/ Hiri mbulon zonat përreth
BotëCNA

Shpërthen vullkani në Filipine/ Hiri mbulon zonat përreth

Shpërthimi i vullkanit Kanlaon në ishullin Negros të Filipineve ka shkaktuar shqetësim të madh mëngjesin e së enjtes, pasi sasi të mëdha hiri vullkanik mbuluan zonat përreth. Sipas Institutit të Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë së Filipineve (PHIVOLCS), shpërthimi me intensitet mesatar ndodhi rreth orës 07:30 dhe zgjati afro tre minuta. Gjatë shpërthimit, një re e dendur gri u ngrit në një lartësi

Shpërthimi i vullkanit Kanlaon në ishullin Negros të Filipineve ka shkaktuar shqetësim të madh mëngjesin e së enjtes, pasi sasi të mëdha hiri vullkanik mbuluan zonat përreth.

Sipas Institutit të Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë së Filipineve (PHIVOLCS), shpërthimi me intensitet mesatar ndodhi rreth orës 07:30 dhe zgjati afro tre minuta.

Gjatë shpërthimit, një re e dendur gri u ngrit në një lartësi prej 2 deri në 3 kilometrash mbi krater. Hiri vullkanik u përhap drejt lindjes, duke mbuluar toka bujqësore dhe automjete në qytetet Kanlaon dhe San Carlos.

Në qytetin Kanlaon janë raportuar gjithashtu edhe rënie gurësh. Retë e hirit arritën deri në ishullin fqinj Cebu, ku autoritetet lokale pezulluan mësimin në disa shkolla si masë parandaluese.

Guvernatorja e provincës urdhëroi zyrën për menaxhimin e fatkeqësive të monitorojë nga afër situatën, ndërsa të gjitha spitalet publike u vendosën në gjendje gatishmërie të shtuar. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.