Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, plagosen 4 persona! Dy prej tyre me djegie të rënda në trup, nisen me urgjencë drejt Tiranës (EMRAT+VIDEO)


Katër persona kanë pësuar djegie në trup si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në Porto Palermo, ku dyshohet se një rrjedhje benzine ka shkaktuar përfshirjen në flakë të motorit të një skafi. Të lënduar kanë mbetur 25-vjeçari Mateo Merdanaj, 18-vjeçari Aleks Doda, 40-vjeçari Xhemal Ismailaj dhe 38-vjeçari Ardinant Qaziu. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në momentin kur personat p

Katër persona kanë pësuar djegie në trup si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në Porto Palermo, ku dyshohet se një rrjedhje benzine ka shkaktuar përfshirjen në flakë të motorit të një skafi. Të lënduar kanë mbetur 25-vjeçari Mateo Merdanaj, 18-vjeçari Aleks Doda, 40-vjeçari Xhemal Ismailaj dhe 38-vjeçari Ardinant Qaziu. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në momentin kur personat po punonin për riparimin e motorit të skafit. Në rrethana ende të paqarta, motori është përfshirë nga flakët dhe më pas ka ndodhur shpërthimi, duke shkaktuar dëmtime te katër personat që ndodheshin pranë mjetit. LEXO edhe...Momentet pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo, të lënduarit hidhen në det për t’i shpëtuar flakëve! 2 gomone dhe një tjetër mjet lundrues në ndihmë të tyre (VIDEO) Dy prej të dëmtuarve kanë pësuar djegie të shumta në pjesë të ndryshme të trupit dhe, për shkak të gjendjes së tyre, janë nisur drejt Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar. Dy personat e tjerë raportohet se kanë pësuar dëmtime më të lehta dhe ndodhen në gjendje më të stabilizuar. Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e incidentit kanë mbërritur shërbimet përkatëse, të cilat kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë bërë të mundur transportimin e të dëmtuarve për në spital. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se benzina mund të ketë shkaktuar shpërthimin, por shkaqet e sakta dhe mënyra se si ka nisur zjarri pritet të përcaktohen në vijim, pas hetimeve dhe ekspertizës në vendngjarje. Ngjarja ka shkaktuar alarm në zonën e Porto Palermos, ndërsa vijojnë të mblidhen të dhëna për të sqaruar dinamikën e plotë të incidentit dhe gjendjen shëndetësore të personave të dëmtuar. Njoftimi i Policisë: Himarë/Informacion paraprak-Rreth orës 19:20, në Qendrën Shëndetësore Himarë janë paraqitur për ndihmë mjekësore 4 shtetas me djegie në pjesë të ndryshme të trupit. Nga verifikimet paraprake dyshohet se, gjatë riparimit të motorit të një skafi në Porto Palermo, shtetasit XH.I, 40 vjeç, A.O, 38 vjeç, M.M, 25 vjeç, A.D, 18 vjeç, kanë pësuar djegie, si pasojë e rënies në kontakt me lëndën djegëse benzinë. Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon verifikimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ora 22:08 Momentet pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo, të lënduarit hidhen në det për t’i shpëtuar flakëve! 2 gomone dhe një tjetër mjet lundrues në ndihmë të tyre (VIDEO) Report Tv ka siguruar pamje pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo, ku mbetën të lënduar 4 persona.Shpërthimi i mjetit lundrues ka ndodhur teksa ishte në det. Nga pamjet duket se të lënduarit janë hedhur në ujë pas incidentit dhe kanë notuar drejt një skafi që ndodhej aty pranë, për t’i ardhur në ndihmë.Po ashtu, nga pamjet duket se janë edhe dy gomone që u kanë shkuar në ndihmë personave të lënduar. Share Ora 21:42 Shpërthimi i skafit në Porto Palermo, njëri prej të plagosurve rrëfen për Report TV dinamikën e ngjarjes: Mori flakë benzina e derdhur në tokë! (VIDEO) Një prej 4 të dëmtuarve nga shpërthimi në skafin në Porto Palermo të Vlorës, 40-vjeçari Xhemal Ismailaj, ka treguar për Report Tv dinamikën e ngjarjes.Islamaj tha se të katër të dëmtuarit po punonin për rregullimin e një defekti teknik të skafit dhe në një moment sipas tij, nga shkëndijat mori flakë benzina që ishte derdhur në tokë.“Jo nuk ishte cigarja. Po i bënim shërbim, kishim nxjerrë kandelet dhe po i xhironim se ishte bllokuar. Bëri skonto dhe mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, tha një prej të dëmtuarve.Xhemal Islamaj është një prej 2 të dëmtuarve më rëndë, me djegie të shumta në trup. Ata po nisen drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore. Share R.Xh/ReportTv.al himare Ardinant Qaziu Xhemal Ismailaj aleks doda Mateo Merdanaj Vlore porto palermo skaf shperthim plagosje Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.7% Shoqëria 24.3% Social media 17% Vota total: 2561 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?