Lajme Zone
Shpërthen me eksploziv makina e avokatit Idajet Beqiri, banorët: Hidheni te JOQ
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërthen me eksploziv makina e avokatit Idajet Beqiri, banorët: Hidheni te JOQ

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, duke dëmtuar rëndë një automjet tip “Benz”, të parkuar pranë Gjykatës Civile.

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, duke dëmtuar rëndë një automjet tip “Benz”, të parkuar pranë Gjykatës Civile.

Mjeti rezulton në pronësi të Nexhi Beqirit, bashkëshortes së avokatit Idajet Beqiri, e cila ushtron gjithashtu profesionin e avokates.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 09:15, në rrugën “Nikolla Lena”, ku dyshohet se lënda plasëse ishte vendosur në automjetin e parkuar pranë një pallati.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, kryesisht në pjesën e pasme të makinës. Deri në këto momente, nuk raportohet për persona të lënduar.

Mësohet se avokati Idajet Beqiri ndodhet jashtë vendit në momentin e ngjarjes. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe motivet e shpërthimit, si dhe për të identifikuar personat përgjegjës. Në kuadër të hetimeve pritet të verifikohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonë.

Për momentin, nuk ka një pistë zyrtare të konfirmuar lidhur me motivin e ngjarjes. Megjithatë, mbetet për t’u hetuar nëse sulmi i mundshëm mund të ketë lidhje me aktivitetin profesional të avokatit apo me denoncimet publike që ai ka bërë ndër vite.

Idajet Beqiri është një emër i njohur në fushën e drejtësisë dhe të debatit publik në Shqipëri. Ai është angazhuar në çështje ligjore dhe të të drejtave të njeriut, ndërsa ka qenë aktiv edhe në jetën politike gjatë dhe pas tranzicionit demokratik. Beqiri njihet gjithashtu për qëndrimet dhe deklaratat e tij publike mbi çështje të ndryshme politike dhe sociale.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.