Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një banesë në fshatin Pojan të Maliqit, duke lënë të lënduar një 74-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:50, në banesën e shtetasit Th. K., sipas njoftimit të Policisë.
Si pasojë e shpërthimit, i moshuari ka pësuar djegie në fytyrë. Pas ngjarjes, ai është transportuar në spital, ku po merr trajtim mjekësor nën kujdesin e bluzave të bardha.
Sipas Policisë, 74-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet përkatëse po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e shpërthimit të bombolës së gazit.

