Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Maliq të Korçës, ku 43-vjeçari Igli Kllogjeri ka humbur jetën në një aksident tragjik. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:10 në lagjen “Krastafilak”, teksa Kllogjeri po ngarkonte disa sende në automjetin e tij.
Sipas të dhënave paraprake të Policisë, makina nuk ishte siguruar me frenë dore dhe ka nisur të lëvizë. 43-vjeçari dyshohet se ka tentuar ta ndalojë automjetin, por është zënë poshtë tij dhe ka marrë plagë të rënda. Pavarësisht ndërhyrjes, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e saktë të aksidentit.

