Lajme Zone
Furnizonin me kokainë nxënësit e shkollave, shkatërrohet banda në Tiranë; si u zbuluan dhe si funksiononte rrjeti
Të tjeraPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Furnizonin me kokainë nxënësit e shkollave, shkatërrohet banda në Tiranë; si u zbuluan dhe si funksiononte rrjeti

Në kuadër të operacionit janë identifikuar 52 persona, ndërsa për 31 prej tyre janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”.

Pamje nga operacioni Goditen grupet që dyshohet se shpërndanin drogë pranë shkollave, 52 persona të identifikuar dhe 14 ende në kërkim Policia e Tiranës ka finalizuar pas katër muajsh hetime operacionin e koduar “Shkolla të Pastra”, duke goditur disa grupe që dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Në kuadër të operacionit janë identifikuar 52 persona, ndërsa për 31 prej tyre janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”.

Sipas Policisë, 52 personat e identifikuar dyshohet se vepronin të veçuar ose në grupe dhe shpërndanin lloje të ndryshme të lëndëve narkotike pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, si dhe në zona të tjera të Tiranës.

Për 31 persona janë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa 14 të tjerë janë shpallur në kërkim. Drogë me monopatina, taksi dhe “delivery”

Nga hetimet, sipas Policisë, është dokumentuar se në disa raste të dyshuarit përdornin monopatina, taksi dhe shërbime “delivery” për shpërndarjen e lëndëve narkotike, me qëllim shmangien e vëmendjes së shërbimeve policore në terren.

Gjatë periudhës hetimore dhe ekzekutimit të masave të sigurisë janë sekuestruar 1 kilogram e 75 gramë heroinë, 1 kilogram e 265 gramë kokainë dhe 685 gramë Cannabis Sativa.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë, 90 fishekë, dy peshore elektronike, 12 automjete, 35 telefona celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

31 masa sigurie, 14 persona ende në kërkim

Policia njoftoi se masat e sigurisë “Arrest në burg” janë ekzekutuar ndaj shtetasve:

Genti Jaupi; Endrit Balla; Eduart Oleff; Bledar Kasa; Erlind Vlashi; Denis Shoti; Armando Koçi; Ernest Hamollari; Janaq Nakuçi; Shpëtim Çiçiku; Engrid Henaj; Enis Maliqaj; Franci Papajani; Klement Metallari; Ram Tafaj; Klajdi Malaj; Isuf Dine; Ferit Xhani; Bestar Malaj; Igli Avxhi; Arnold Lila; Sefer Allushi; Elton Tola; Arbias Prenga; Vilson Mete; Durim Matja; Eljado Prendaj; Nikolla Shkarpa; Armando Kuqi; Taulant Alstafa; Volf Ramadani.

7 personat e arrestuar më herët: Ksainel Caka; Gezim Muhameti; Zhuljan Prenci; Erald Tafani; Darlin Shahinas; Donaldo Frate; Marin Tabaku.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 14 personave të tjerë të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale.

"Finalizohet pas 4 muajsh hetime, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “SHKOLLA TË PASTRA”.

Goditen disa grupe që shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave.

Identifikohen 52 shtetas, pjesëtarë të grupeve, të cilët, të veçuar ose në grupe, shisnin lëndë narkotike, të llojeve të ndryshme, pranë shkollave dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Ekzekutohen 31 masa sigurie “Arrest në burg” për pjesëtarë të grupeve. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 14 shtetasve të tjerë. Gjatë periudhës hetimore janë arrestuar 7 shtetas.

Gjatë periudhës hetimore dhe gjatë ekzekutimit të masave të sigurisë janë sekuestruar 1 kg e 75 gramë heroinë, 1 kg e 265 gramë kokainë, 685 gramë Cannabis Sativa, 1 armë zjarri pistoletë, 90 fishekë, 2 peshore elektronike, 12 automjete, 35 telefona celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në kuadër të operacionit të koduar “SHKOLLA TË PASTRA”, u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg” për 31 shtetas dhe konkretisht: G. J., 48 vjeç; E. B., 34 vjeç; E. O., 48 vjeç; B. K., 41 vjeç; E. V., 27 vjeç; D. Sh., 30 vjeç; A. K., 32 vjeç; E. H., 29 vjeç; J. N., 29 vjeç; Sh. Ç., 45 vjeç; E. H., 39 vjeç; E. M., 21 vjeç; F. P., 22 vjeç; K. M., 22 vjeç; R. T., 19 vjeç; K. M., 33 vjeç; I. D., 35 vjeç; F. Xh., 36 vjeç; B. M., 22 vjeç; I. A., 21 vjeç; A. L., 21 vjeç; S. A., 31 vjeç; E. T., 49 vjeç; A. P., 34 vjeç; V. M., 43 vjeç; D. M., 52 vjeç; E. P., 33 vjeç; N. Sh., 32 vjeç; A. K., 37 vjeç; T. A., 24 vjeç dhe V. R., 23 vjeç.

Gjatë fazës hetimore janë ndaluar dhe 7 shtetas të tjerë, konkretisht shtetasit K. C., G. M., Zh. P., E. T., D. Sh., D. F. dhe M. T.

Ndërkohë, 14 shtetasit e tjerë të identifikuar nga hetimet, si pjesë e këtyre grupeve, janë shpallur në kërkim dhe, për arsye se hetimi vijon, nuk bëhen me dije gjeneralitetet e tyre. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Nga hetimet është dokumentuar se këto grupe shisnin lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme dhe në zona të ndryshme të Tiranës.

Në disa raste, për të shmangur vëmendjen e shërbimeve policore në terren, lënda narkotike shpërndahej nëpërmjet monopatinave, si dhe shërbimeve taxi dhe delivery.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Tiranës është e fokusuar maksimalisht në garantimin e sigurisë në shkolla dhe në luftën ndaj fenomeneve kriminale, si dhe siguron prindërit dhe qytetarët se do të intensifikojë kontrollet dhe hetimet për parandalimin dhe goditjen e çdo veprimtarie kriminale që cenon sigurinë e nxënësve.", njofton policia. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Korçë, plagoset 74-vjeçari 27 Shtator 2026, 09:0809:08Kronike Aksident tragjik në Maliq; makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari 27 Shtator 2026, 08:4408:44Kronike Prokuroria mbyll hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, i komunikon akuzën autorit 26 Shtator 2026, 20:1320:13Kronike Çfarë e shkaktoi shpërthimin që vrau 3 shqiptarët? Detaji i ri që po hetohet në Athinë 26 Shtator 2026, 19:3719:37Kronike I dënuar 24 vite burg për vrasjen e bashkëshortes, 49-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Reçit 26 Shtator 2026, 18:0018:00Kronike Makina përplas këmbësoren në Gjirokastër, e moshuara transportohet në spital 26 Shtator 2026, 15:2215:22Kronike