Lajme Zone
Shpërdorim detyre në disa raste/ Ndalohet ish-juristi i Kadastrës Fier
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërdorim detyre në disa raste/ Ndalohet ish-juristi i Kadastrës Fier

Në Muriqan është kapur nga shërbimet e Policisë një 31 vje...

Ditën e sotme ka vijuar operacioni i emërtuar “Stolen Land”, ku është ndaluar ish-juristi i Kadastrës së qytetit të Fierit.

Sipas njoftimit të policisë ështq ndaluar shtetasi me iniciale H. Z, pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, sepse dyshohet se ka shpërdoruar disa herë detyrën kur ka qenë jurist në Kadastën e Fierit.

Njoftimi i Policisë: DVP Fier/Vijon operacioni i koduar “Stolen Land”, ndalohet ish-juristi i AShK Fier, i shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë ndaluar shtetasin H. Z., 56 vjeç, banues në Fier, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Stolen Land”, i zhvilluar disa javë më parë.

Ky shtetas ishe shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datë 17.09.2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në disa raste.

Shtetasi H. Z. akuzohet se ka shpërdoruar në disa raste, detyrën si jurist në AShK Fier.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.