Lajme Zone
Shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv/ Pas operacionit të AMP, arrestohet polici në Durrës, procedohen dy të tjerë
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv/ Pas operacionit të AMP, arrestohet polici në Durrës, procedohen dy të tjerë

Një punonjës i Policisë është arrestuar në flagrancë në Durrës, ndërsa dy efektivë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, në kuadër të një operacioni të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Një punonjës i Policisë është arrestuar në flagrancë në Durrës, ndërsa dy efektivë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, në kuadër të një operacioni të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Operacioni është finalizuar më 15 shtator 2026, pas një hetimi të zhvilluar me metoda speciale nga Drejtoria Rajonale Durrës-Kavajë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të AMP-së dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Në përfundim të operacionit është arrestuar në flagrancë efektivi S. M., me detyrë Trupë Shërbimi Patrullë e Përgjithshme. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Ndërkohë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” janë proceduar në gjendje të lirë dy punonjës të tjerë të Policisë. Bëhet fjalë për S. H., me detyrë Specialist për Rendin në Komisariatin e Policisë Durrës, dhe A. K., me detyrë Trupë Shërbimi Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Durrës.

Hetimi është zhvilluar në kuadër të procedimit penal nr. 100/2026, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Pas përfundimit të veprimeve procedurale, materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila do të vijojë me veprimet e mëtejshme sipas ligjit.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka deklaruar se do të vijojë ushtrimin e kompetencave të saj ligjore për evidentimin, dokumentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërisë, korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës në radhët e punonjësve të strukturave që mbikëqyr. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet