Lajme Zone
Shpallet në kërkim autori i plagosjes së 22-vjeçarit në Kurbin, nën kërcënimin e armës i mori edhe mjetin (EMRI)
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Shpallet në kërkim autori i plagosjes së 22-vjeçarit në Kurbin, nën kërcënimin e armës i mori edhe mjetin (EMRI)

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 25 korrikut në Kurbin, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 22-vjeçar. Si autor i dyshuar është shpallur në kërkim Klodjan Ndoj, 47 vjeç, banues në Sanxhak.

KURBIN – Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 25 korrikut në Kurbin, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 22-vjeçar. Si autor i dyshuar është shpallur në kërkim Klodjan Ndoj, 47 vjeç, banues në Sanxhak. Sipas hetimeve, 47-vjeçari dyshohet se e ka qëlluar 22-vjeçarin Veron Pasha me armë zjarri në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. LEXO edhe...Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër! 9 të tjerë nën hetim Pas plagosjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes duke i marrë të riut edhe automjetin, nën kërcënimin e armës. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë sekuestruar dy gëzhoja, ndërsa hetuesit po punojnë për gjetjen e autorit. “Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për ngjarjen e ndodhur më datë 25.07.2026, bazuar në provat e siguruara, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Komisariatit të Policisë Kurbin, identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin K. N., 47 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin, i dyshuar si autor i plagosjes me armë zjarri të shtetasit V. P., 22 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet hetimore rezultoi se autori, pas plagosjes, është larguar nga vendi i ngjarjes, duke i marrë 22-vjeçarit, nën kërcënimin e armës, automjetin. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 gëzhoja. Punohet intensivisht për kapjen e autorit dhe gjetjen e automjetit të 22-vjeçarit”, njofton policia. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje", "Vjedhja me armë" dhe "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit". -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./ReportTv.al Veron Pasha Klodjan Ndoj Lezhe Kurbin te shtena me arme Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.8% Jo 29.2% Nuk e di 7% Vota total: 3498 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?