Një 50-vjeçare me origjinë shqiptare, prej vitesh me banim në Itali, është nën hetim në Ravenë, pasi dyshohet se përfitoi nga një 90-vjeçar i ve dhe i mori qindra mijëra euro. Sipas Prokurorisë, me një pjesë të këtyre parave ajo bleu edhe një banesë. Gruas i janë sekuestruar paraprakisht shtëpia dhe llogaria bankare. 90-vjeçari, me origjinë nga Lugo, ndërroi jetë në vitin 2025. Ai dhe 50-vjeçarja njiheshin prej shumë vitesh për shkak të punës, por më pas kishin humbur kontaktet. Pas vdekjes së bashkëshortes, i moshuari e takoi sërish gruan dhe rifilloi marrëdhënien me të. LEXO edhe...Protesta të dhunshme kundër ndërtimit të linjës hekurudhore Torino–Lion në veri të Italisë, 700 të maskuar mësyjnë në kantier, 150 efektivë të plagosur Sipas hetimeve, në atë periudhë 50-vjeçarja i tregonte vazhdimisht për vështirësitë ekonomike, duke i thënë se nuk arrinte të paguante faturat, të mbante shtëpinë apo të përballonte shpenzimet e muajit. Fillimisht, 90-vjeçari i dha shuma të vogla për ta ndihmuar. Më pas transfertat u bënë gjithnjë e më të mëdha, deri në 12 mijë euro në muaj. Në fund, sipas akuzës, ai financoi edhe blerjen e një banese. Nuk është e qartë çfarë marrëdhënieje kishin të dy. Disa persona kanë deklaruar se frekuentoheshin, ndërsa të tjerë thanë se nuk e dinin natyrën e raportit mes tyre. Ajo që rezulton nga hetimet është se nga llogaritë bankare të 90-vjeçarit, i cili ishte shumë i pasur, kaluan vazhdimisht shuma të mëdha parash në llogaritë e 50-vjeçares. Sipas Prokurorisë së Ravenës, gruaja nuk u kufizua vetëm te kërkesat për ndihmë ekonomike, por dyshohet se e mashtroi të moshuarin, duke kryer veprat penale të mashtrimit të rënduar dhe përfitimit nga paaftësia e tij për të gjykuar. Sipas hetimeve, 50-vjeçarja grumbulloi qindra mijëra euro falë transfertave të vazhdueshme nga llogaritë e 90-vjeçarit, i cili në kohën kur u njoh me të kishte dalë në pension prej më shumë se 30 vitesh. Hetimi nisi pas një sinjalizimi të gjykatës. Disa vite më parë, djali i 90-vjeçarit kishte kërkuar vendosjen e administrimit mbështetës për të atin. Gjatë verifikimeve, gjyqtari civil konstatoi një administrim të pazakontë të pasurisë së të moshuarit: mijëra euro transferoheshin vazhdimisht në favor të një gruaje që nuk ishte pjesëtare e familjes. Nga dëshmitë e mbledhura dhe analiza e dokumenteve financiare, hetuesit krijuan dyshime se 90-vjeçari ishte bindur të jepte shuma të mëdha parash dhe të financonte edhe blerjen e një banese. Gjatë hetimeve, në vitin 2025, i moshuari ndërroi jetë për shkaqe natyrale. Në banesën e tij policia gjeti dorëshkrime dhe dokumente të tjera që, sipas autoriteteve, përforcuan dyshimet ndaj 50-vjeçares. Hetimet konfirmuan se gruaja jetonte në kushte jo të mira ekonomike, por zbuluan edhe sjellje që, sipas akuzës, ishin mashtruese. Në disa raste ajo dyshohet se kishte sajuar sëmundje për t'i kërkuar para 90-vjeçarit, ndërsa në raste të tjera pretendonte se jetonte në varfëri të skajshme, pretendime që hetuesit thanë se nuk u mbështetën nga provat. U.D/E.H/ReportTv.al mashtrim zhvatje Ravena itali Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.9% Jo 29.1% Nuk e di 6.9% Vota total: 3578 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

