Lajme Zone
Inteligjenca Artificiale po krijon një elitë të re miliarderësh, ja kush janë njerëzit që po fitojnë miliarda nga çipat
TeknologjiReport TV

Inteligjenca Artificiale po krijon një elitë të re miliarderësh, ja kush janë njerëzit që po fitojnë miliarda nga çipat

Inteligjenca artificiale nuk po ndryshon vetëm mënyrën si punojmë apo komunikojmë, por po krijon edhe një brez të ri super të pasurish. Pas shpërthimit të AI, kompanitë që projektojnë dhe prodhojnë çipat e nevojshëm për funksionimin e saj janë kthyer në ndër më të vlefshmet në botë, duke rritur ndjeshëm pasurinë e pronarëve dhe drejtuesve të tyre. Një shembull është Chey Tae-won, presidenti i grup

Inteligjenca artificiale nuk po ndryshon vetëm mënyrën si punojmë apo komunikojmë, por po krijon edhe një brez të ri super të pasurish. Pas shpërthimit të AI, kompanitë që projektojnë dhe prodhojnë çipat e nevojshëm për funksionimin e saj janë kthyer në ndër më të vlefshmet në botë, duke rritur ndjeshëm pasurinë e pronarëve dhe drejtuesve të tyre. Një shembull është Chey Tae-won, presidenti i grupit SK në Korenë e Jugut. Ai kontrollon SK Hynix, një nga kompanitë më të mëdha që prodhon çipa memorieje shumë të shpejtë, të domosdoshëm për sistemet e inteligjencës artificiale. Rritja e kërkesës për këta çipa ka shtuar ndjeshëm vlerën e kompanisë dhe pasurinë e tij, e cila sipas Forbes vlerësohet në më shumë se 5 miliardë dollarë. LEXO edhe...Një nga Ne/ Historia e Firdeus, 20-vjeçari që krijoi kompaninë e lojërave: Të ardhmen e shikoj këtu, ja ndikimi që do ketë inteligjenca artificiale në vendet e punës Emri më i njohur i kësaj industrie është Jensen Huang, bashkëthemelues dhe drejtor ekzekutiv i Nvidia-s. Kompania e tij projekton çipat më të kërkuar për inteligjencën artificiale, të cilët përdoren nga gjigantët e teknologjisë për të zhvilluar modele si ChatGPT. Forbes e vlerëson pasurinë e Huang në mbi 180 miliardë dollarë. Mes përfituesve më të mëdhenj është edhe Henry Samueli, bashkëthemelues i Broadcom. Kompania prodhon çipa dhe pajisje që përdoren në qendrat e mëdha të të dhënave, ku funksionojnë sistemet e inteligjencës artificiale. Pasuria e tij vlerësohet në mbi 35 miliardë dollarë. Në listë është edhe Lisa Su, drejtoresha ekzekutive e AMD. Kur mori drejtimin e kompanisë në vitin 2014, ajo po kalonte një periudhë të vështirë. Sot AMD është rikthyer mes kompanive kryesore të sektorit falë procesorëve dhe çipave që përdoren për inteligjencën artificiale. Forbes e vlerëson pasurinë e saj në rreth 3 miliardë dollarë. Një fakt interesant është se Lisa Su dhe Jensen Huang, rivalë në treg, kanë origjinë tajvaneze dhe një lidhje të largët familjare. Megjithëse Nvidia projekton çipat, pjesa më e madhe e tyre prodhohet nga kompania tajvaneze TSMC. Themeluesi i saj, Morris Chang, krijoi modelin e fabrikës që prodhon çipa për kompani të tjera. Sot TSMC prodhon mbi 90% të çipave më të avancuar që përdoren nga kompani si Nvidia, Apple, AMD dhe Qualcomm. Pasuria e Chang kalon 9 miliardë dollarë. Edhe Intel po përpiqet të rikthehet në garën për inteligjencën artificiale. Kompania i ka besuar drejtimin Lip-Bu Tan, një investitor dhe drejtues me përvojë në industrinë e çipave. Paketa e tij e shpërblimit është e lidhur me suksesin e kompanisë dhe mund të kalojë 80 milionë dollarë nëse objektivat arrihen. Shenjat e para janë pozitive. Në tremujorin e dytë, Intel raportoi rritje me 25% të të ardhurave, duke arritur në 16.1 miliardë dollarë. U rritën edhe të ardhurat nga njësitë që merren me qendrat e të dhënave, inteligjencën artificiale dhe prodhimin e çipave. Pas këtyre rezultateve, kompania rriti investimet e planifikuara për vitin 2026 nga 18 në 20 miliardë dollarë. Nëse strategjia do të ketë sukses, pritet të rritet edhe pasuria personale e Lip-Bu Tan. U.D/ReportTv.al Jensen Huang nvidia inteligjenca artificiale Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.9% Jo 29.1% Nuk e di 6.9% Vota total: 3578 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?