Kënga “Firework”, një nga hitet më të njohura të Katy Perry, është bërë shkak për një reagim të fortë të këngëtares ndaj Shtëpisë së Bardhë. Artistja akuzon administratën amerikane se e përdori këngën pa lejen e saj në një video në TikTok me pamje të operacioneve ushtarake amerikane. Në një postim në X, Perry tha se ishte “thellësisht e tronditur dhe e zemëruar” nga përdorimi i paautorizuar i këngës. LEXO edhe...'Do mbroj interesin e Britanisë', Burnham jep intervistën e parë si kryeministër: Nëse duhet, do ta kundërshtoj Trumpin “Nuk e kam miratuar këtë, nuk më është kërkuar leje dhe nuk e toleroj absolutisht”, shkroi ajo. Perry kujtoi se “Firework”, e publikuar në vitin 2010, është shkruar si një himn shprese, shërimi dhe force të brendshme për njerëzit që kalojnë momente të vështira. “Të përdoret një mesazh vetëvlerësimi dhe inkurajimi si sfond për shkatërrim dhe dhunë është një shkelje e plotë e gjithçkaje që përfaqëson kjo këngë”, tha këngëtarja. Në fund të reagimit, ajo shtoi: “Muzika ime është krijuar për të bashkuar njerëzit, jo për të festuar luftën”. Sipas TMZ, videoja e publikuar nga llogaria e Shtëpisë së Bardhë në TikTok shfaqte pamje nga operacione ushtarake amerikane, përfshirë një sulm ndaj një objekti të paidentifikuar dhe shpërthimet që pasuan, pa dhënë kontekst për ngjarjen. U.D/ReportTv.al donald trump Shtepia e Bardhe katy perry Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.9% Jo 29.2% Nuk e di 6.9% Vota total: 3665 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

