Tërshëra konsiderohet një nga ushqimet më të rekomanduara për ata që duan të mbajnë zemrën të shëndetshme. Sipas ekspertëve, konsumimi i rregullt i saj ndihmon në uljen e kolesterolit "të keq", ruajtjen e peshës dhe përmirësimin e nivelit të sheqerit në gjak, faktorë që lidhen me një rrezik më të ulët për sëmundjet e zemrës. Ul kolesterolin "e keq" LEXO edhe...Kirurgjia koronare mini-invazive në spitalin Shefqet Ndroqi, Rama: Risi për strukturat mjekësore publike! Nëse zëvendësoni brioshët apo drithërat me shumë sheqer me një tas tërshërë, mund të ulni nivelin e kolesterolit në gjak, veçanërisht kolesterolin LDL, i njohur si kolesteroli "i keq". Ky lloj kolesteroli është përgjegjës për krijimin e depozitave në muret e arterieve. Me kalimin e kohës, këto depozita ngushtojnë enët e gjakut dhe rrisin rrezikun për sëmundje koronare apo infarkt. Ju ndihmon të humbni në peshë Tërshëra është e pasur me fibra të tretshme, të cilat ngadalësojnë tretjen dhe ju mbajnë të ngopur për më gjatë. Kjo bën që të konsumoni më pak ushqim gjatë ditës dhe, me kalimin e kohës, mund të ndihmojë në humbjen e peshës. Ekspertët thonë se humbet veçanërisht yndyra viscerale, pra yndyra që grumbullohet rreth organeve të barkut. Pikërisht kjo lloj yndyre lidhet me rritjen e tensionit, kolesterolit dhe rrezikut për sëmundje të zemrës. Mund të ndihmojë edhe në uljen e sheqerit në gjak Përveç fibrave, tërshëra përmban edhe antioksidantë natyralë që ndihmojnë organizmin të përdorë më mirë glukozën. Studimet kanë treguar se konsumimi i saj mund të ulë si nivelin e sheqerit esëll, ashtu edhe atë pas vakteve. Kjo është e rëndësishme, pasi niveli i lartë i sheqerit dëmton enët e gjakut dhe rrit rrezikun për diabet të tipit 2 dhe sëmundje kardiovaskulare. Po tensioni? Provat nuk janë ende të qarta Sa i përket tensionit të gjakut, studimet kanë dhënë rezultate të ndryshme. Disa kanë gjetur se tërshëra ndihmon në uljen e tij, ndërsa të tjera nuk kanë vënë re ndryshime të rëndësishme. Megjithatë, ekspertët theksojnë se përfitimet e saj për kolesterolin, peshën dhe sheqerin në gjak janë arsye të mjaftueshme për ta përfshirë rregullisht në dietë. Sipas Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA), rreth 3 gramë fibra të tretshme nga tërshëra në ditë mund të ulin kolesterolin total me rreth 5%. Kjo sasi gjendet afërsisht në 1.5 deri në 2 tasa tërshërë të gatuar, një filxhan tërshërë të thatë ose 3-4 lugë gjelle krunde tërshëre. U.D/ReportTv.al tershere tensioni i gjakut Kolesteroli shendeti i zemres Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.9% Jo 29.1% Nuk e di 7% Vota total: 3838 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

