Revista Cosmopolitan ka publikuar parashikimin astrologjik për muajin gusht 2026, të përgatitur nga Stephanie N. Campos, astrologe, mediume dhe autore e specializuar në astrologji, tarot dhe praktika mistike, e njohur edhe për podcast-in Daily Horoscope for Your Zodiac Sign. Sipas saj, për të lindurit në shenjën e Demit, gushti do të jetë një muaj i përqendruar te familja, vendimet për shtëpinë dhe marrëdhëniet personale. Në të njëjtën kohë, nuk do të mungojnë mundësitë në punë, njohjet e reja dhe zhvillimet pozitive që mund të realizojnë një dëshirë të kahershme. LEXO edhe...Si do të jetë gushti për shenjën e Dashit? Nis me romancë dhe mbyllet me rikthime nga e kaluara Sipas Stephanie N. Campos, në këtë muaj të nxehtë marrëdhëniet me prindërit, të afërmit ose njerëzit më të afërt do të kërkojnë më shumë vëmendje, ndërsa për disa nuk përjashtohen debatet apo vendimet e rëndësishme që lidhen me shtëpinë, ndryshimin e banesës ose jetesën. Pas datës 6 gusht, situata nis të qetësohet. Venusi në Peshore sjell më shumë ekuilibër në rutinën e përditshme, mundësi për t'u kujdesur më shumë për veten dhe vlerësim në punë. Pak ditë më vonë, më 11 gusht, Marsi në Gaforre ju shtyn të flisni hapur dhe të mos pranoni më situata që ju kanë bezdisur prej kohësh. Mund të ketë përplasje me miq ose familjarë, por sipas astrologes, ato do të ndihmojnë në sqarimin e marrëdhënieve. Një pikë kthese vjen më 12 gusht me Eklipsin Diellor në Luan. Campos thotë se kjo është koha për të lënë pas të shkuarën, për të rregulluar një marrëdhënie familjare ose për të marrë një vendim të rëndësishëm për shtëpinë. Ndërsa 17 gushti parashikohet si një nga ditët më të favorshme të muajit, me më shumë mbështetje, mirëkuptim dhe zhvillime pozitive. Në pjesën e dytë të muajit, vëmendja largohet nga problemet familjare dhe kalon te jeta personale. Me hyrjen e Diellit dhe më pas të Mërkurit në Virgjëreshë, rriten mundësitë për njohje të reja, flirt, lajme të mira dhe ftesa interesante. Për ata që nuk janë të fokusuar te dashuria, kjo është një periudhë e mirë për t'iu rikthyer një pasioni apo hobi të vjetër. Muaji mbyllet me Eklipsin Hënor në Peshq, më 27 gusht, që sipas Campos mund të sjellë realizimin e një dëshire të kahershme ose një mundësi të shumëpritur. Në fund të gushtit, astrologia këshillon Demët të reflektojnë më shumë për punën dhe t'u rikthehen projekteve krijuese që kanë lënë pezull. U.D/ReportTv.al demi horoskopi gusht cosmopolitan Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.7% Jo 29.3% Nuk e di 6.9% Vota total: 3914 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?
