Çdo vit e më tepër stina e verës po sprovon kapacitetet shtetërore në përballimin e vatrave të zjarrit, nga zonat urbane e deri tek ato më malore e të vështira për t’u kontrolluar. 346 vatrat e zjarreve të rëna vjet, kanë shkaktuar një dëm të konsiderueshëm në fondin pyjor dhe kullota, por jo vetëm, dëme ka pasur edhe në zonat e mbrojtura. LEXO edhe...Përmbytjet shkaktuan 100 mln $ humbje në bujqësi, AKM: Pa masa, dëmet nga ndryshimet klimatike mund të arrijnë 1 mld $ në më pak se 2 dekada Raporti i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit tregon se gjatë 10 muajve, janar-tetor 2025 ranë 282 raste në pyje të menaxhuara nga bashkitë dhe 64 raste në fondin pyjor shtetëror dhe zonat e mbrojtura. Flakët e këtyre vatrave kanë përshkuar një sipërfaqe prej 33,524 hektarësh, si dhe janë djegur plotësisht 16,180 hektarë. Për pasojë thuhet në raport janë shkatërruar 128,598 metra kub lëndë drusore, ndërsa vetëm 25,634 metra kub rezultuan të përdorshme pas zjarrit. Nga përllogaritjet e bëra rezultojnë se dëmi ekonomik i shkaktuar në Fondin Pyjor dhe Kullosor Kombëtar gjatë vitit 2025 në afro 77 milionë euro, pa u përfshirë këtu dëmet në banesa, bujqësi dhe blegtori. Edhe pse Shkodra kishte numrin më të madh të zjarreve me 37 vatra, Vlora rezulton qarku me dëmet më të rënda për nga sipërfaqja e djegur dhe vlera ekonomike, ndërsa Elbasani shënoi humbjen më të madhe të fondit drusor. Gati 41 milionë euro është dëmi vetëm në qarkun e Vlorës, ku rezulton se është djegur plotësisht një sipërfaqe prej 10.2 mijë hektar, ku sigurisht peshën më të madhe e mbajnë zjarret në disa bashki të Vlorës gushtin e kaluar. Qarku jugor mban kështu më shumë se 50% të dëmit të shkaktuar nga zjarret në të gjithë vendin vitin e kaluar. Vendin e dytë nga qarqet për vlerën e dëmeve e ka Gjirokastra me gati 2 mijë hektar të shkrumbuara dhe Elbasani me 1 mijë hektarë të djegura plotësisht. ‘Kapriçot’ e motit të shoqëruara me thatësirë të madhe dhe dora e njeriut duket se kanë rolin kryesor në ndezjen e zjarreve. “Shkaqet kryesore të zjarreve në fondin pyjor dhe kullosor janë aktiviteti njerëzor dhe kushtet klimatike ekstreme. Këta faktorë ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e rrezikut dhe përhapjen e flakëve në sipërfaqe të gjera natyrore”, thuhet në raport. Djegia e mbetjeve bujqësore pa masa sigurie, zjarret për të hapur kullotat e reja dhe hedhja e cigareve në natyre, janë aktivitetet më të rrezikshme që mund të shkaktojnë zjarre të forta në verë. Gjatë vitit 2025 janë regjistruar 23 zjarre nga aktiviteti njerëzor, prej të cilave 3 të qëllimshme. Por raporti evidenton se pjesa dërrmuese e zjarreve nëpër bashki, 150 raste klasifikohen tek shkaqet ‘e panjohura’, pasi ka edhe zjarre aksidentale, që mund të shkaktohen nga defektet në linjat elektrike apo shkëndijat e mjeteve motorike në terrene të thata. Ndryshe nga viti i kaluar, 2026-a duket një vit më i qetë për luftën me zjarret. Deri më tani nuk ka vatra serioze që të mund të kenë shënuar dëme të rëndësishme. P.J/E.H/ReportTv.al zjarret agjencia kombetare e mjedisit Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.7% Jo 29.3% Nuk e di 6.9% Vota total: 3914 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?
