Radhë kilometrike automjetesh janë krijuar në autostradën Tiranë–Elbasan, në segmentin menjëherë pas daljes nga tuneli, në drejtim të Elbasanit.
Fluksi i lartë i automjeteve ka sjellë ngadalësim të ndjeshëm të qarkullimit dhe bllokim të trafikut.
Qytetarët ende nuk po çlirohen nga makthi i trafikut me të cilin përballen kur nisen drejt juglindjes.
Trafiku në këtë aks është një problematikë e hershme që ende nuk ka gjetur zgjidhje.
Trafiku bëhet edhe më shumë shqetësues kur drejtuesve të mjeteve u duhet të përballen me radhë kilometrike në një kohë që temperaturat janë të larta. View this post on Instagram A post shared by CNA.al (@cna.lajme) Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

