Lajme Zone
SHMU parashikon mot të kthjellët të premten, reshje të izoluara në zonat malore
Të tjeraSyri

SHMU parashikon mot të kthjellët të premten, reshje të izoluara në zonat malore

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU) ka publikuar parashikimin e motit për ditën e Premte, ku vendi pritet të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU) ka publikuar parashikimin e motit për ditën e Premte, ku vendi pritet të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas SHMU-së, moti do të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa gjatë orëve të mesditës dhe pasdites priten vranësira të pakta deri mesatare, kryesisht në relievet malore në lindje të vendit.Lexo edhe:Horoskopi, 21 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Në këto zona, vranësirat mund të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe afatshkurtra, kryesisht në formën e pikave, gjatë intervalit nga mesdita deri në orët e pasdites. Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga drejtimi veriperëndim–jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s. Në zonat bregdetare dhe luginore, era pritet të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s. Në det parashikohet valëzim i forcës 1–3 ballë. SHMU rekomandon ndjekjen e përditësimeve të shërbimit meteorologjik për informacionet më të fundit mbi kushtet e motit.