Sot akrepat e orës u zhvendosën pas për 60 minuta, duke na rikthyer në orën dimërore. Për disa njerëz ndryshimi i orës ndikon për mirë, ndërsa për të tjerë, ky ndryshim shkakton probleme në organizimin e ditës dhe aktiviteteve të tyre. Si ta menaxhojmë ndryshimin e orës? LEXO edhe...Nis ora dimërore, akrepat shkuan 60 minuta pas Filloni të “stërviteni” për ndryshimin e orës, para se akrepat të shkojnë një orë pas në mënyrë që të përshtateni shpejt me kohën e re. Bëni sa më shumë ecje në natyrë që të ekspozoheni sa më shumë në dritën e ditës gjatë gjithë fundjavës, pasi drita është ajo që rregullon orën tonë biologjike. Shmangni dremitjet e pasdites, të paktën derisa të mësoheni me kohën e re. Përpiquni të përmirësoni ndriçimin e ambienteve shtëpiake, duke hapur grila dhe perde gjatë ditës dhe duke përdorur dritat artificiale. Gjithashtu mund të vendosni edhe llamba të posaçme që përdoren për të ashtuquajturën terapi me dritë, të afta për të prodhuar frekuenca të veçanta drite që nuk të shqetësojnë shikimin, por që janë në gjendje të nxisin ribalancimin biokimik të brendshëm të orës sonë. Kryeni aktivitet fizik për përmirësimin e humorit dhe për t'u larguar nga monotonia Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Europën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase. Xh.K/ReportTv.al gjumi aktivitet fizik ora dimërore Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.4% Disi 2.8% Vota total: 15136 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

