Marine Le Pen ka shpallur sot kandidaturën e saj për presidencë, ndërsa Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë të Francës mbajti kongresin në Orleans, në jug të Parisit. Gjatë fjalimit të saj Le Pen foli për atë që e quajti rilindjen e Francës, si dhe fillimin e një epoke të re për vendin. LEXO edhe...Protestat masive në Francë, mbi 1 mijë të arrestuar! 371 të shoqëruar në Itali, mes tyre edhe të mitur Partia e ekstremit të djathtë ka akuzuar qeverinë se nuk ka mbrojtur publikun dhe u ka kërkuar njerëzve të kanalizojnë zemërimin e tyre në vota për kandidaten e saj, Marine Le Pen. Le Pen, e parë si favoritja në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, është përpjekur ta shndërrojë zemërimin për trazirat në mbështetje të kandidaturës së saj presidenciale, duke e paraqitur veten si alternativë ndaj një qeverie që ajo e ka përshkruar si të pafuqishme. Më herët këtë vit, një gjykatë apeli në Paris i ka hapur rrugën Le Pen për të kandiduar duke hequr një ndalim për të synuar poste publike që kishte kërcënuar ambiciet e saj presidenciale. Xh.K/ReportTv.al france marine le pen Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 78.4% Disi 2.8% Vota total: 15136 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

