Lajme Zone
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë, disa të plagosur në gjendje kritike
BotëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë, disa të plagosur në gjendje kritike

Të paktën 64 persona kanë humbur jetën dhe 80 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së dy trenave të shpejtësisë së lartë, një treni AVE të kompanisë shtetërore Renfe dhe një treni të kompanisë Iryo, pranë stacionit të Urda-s, në provincën e Toledos, Spanjë.

Të paktën 64 persona kanë humbur jetën dhe 80 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së dy trenave të shpejtësisë së lartë, një treni AVE të kompanisë shtetërore Renfe dhe një treni të kompanisë Iryo, pranë stacionit të Urda-s, në provincën e Toledos, Spanjë.

Lajmi është konfirmuar nga autoritetet e qeverisë rajonale të Castilla-La Mancha. Presidenti i këtij rajoni, Emiliano García-Page, ka paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet, duke pasur parasysh përmasat e aksidentit dhe gjendjen e rëndë të disa prej të plagosurve.

Sipas të dhënave paraprake, 30 persona kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa rreth 50 të tjerë kanë marrë plagë të shkallëve të ndryshme të rënda. Pesëmbëdhjetë prej të plagosurve janë klasifikuar në gjendje kritike.

Si ndodhi aksidenti?

Aksidenti ndodhi të mërkurën, rreth orës 08:54, në kilometrin e 118-të të linjës hekurudhore, mes Mora-s dhe Urda-s, në provincën e Toledos. Njëri prej trenave ishte një AVE i Renfe-s, i cili ishte nisur nga Madridi në orën 08:00 me destinacion Seviljen. Treni tjetër i përkiste kompanisë private Iryo.

Sipas informacioneve të deritanishme, përplasja shkaktoi daljen nga shinat të disa vagonëve. Tre vagonët e fundit të trenit Iryo dolën nga shinat dhe përfunduan në një terren të pjerrët pranë linjës hekurudhore.

Pamjet e publikuara nga brendësia e njërit prej trenave tregojnë një vagon të përfshirë nga flakët, duke dëshmuar përmasat e rënda të aksidentit.

Ministria spanjolle e Transportit dhe kompania përgjegjëse për infrastrukturën hekurudhore, Adif, po shqyrtojnë mundësinë që aksidenti të jetë shkaktuar nga një gabim njerëzor në qendrën e kontrollit të trafikut hekurudhor në Atocha, Madrid.

Sipas hipotezës paraprake, bëhet fjalë për një gabim të mundshëm të një operatori të Adif-it, në kushtet e një defekti në sistemin kryesor të sinjalizimit.

Informacionet fillestare bëjnë gjithashtu të ditur se treni AVE kishte ulur shpejtësinë dhe kishte kryer një ndalesë pak minuta para aksidentit, për shkak të një problemi me qarkullimin në linjë. Megjithatë, shkaku përfundimtar i përplasjes ende nuk është konfirmuar zyrtarisht dhe hetimet vijojnë.

Autoritetet vijojnë punën për identifikimin e viktimave, trajtimin e të plagosurve dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit, ndërsa ekziston frika se bilanci tragjik mund të rëndohet më tej.