Një ciklon i fuqishëm goditi këtë të mërkurë shtetin Andhra Pradesh të Indisë, duke vrarë të paktën tre persona.
Departamenti Meteorologjik i Indisë njoftoi se Cikloni Arnab mbërriti si një stuhi ciklonike shumë e fortë, duke dëmtuar shtëpi dhe toka bujqësore, pasi autoritetet evakuuan dhjetëra mijëra njerëz.
Zyrtarët shtetërorë të menaxhimit të fatkeqësive thanë se shpejtësia e erës arriti në 135 km/orë.
Chandrababu Naidu, kryeministri i shtetit Andhra Pradesh, tha se 14 distrikte bregdetare u prekën rëndë, ndërsa kërkoi ndihmë urgjente nga qeveria qendrore./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

