Lajme Zone
Itali/ U zhduk më 7 tetor, trupi i Denaldo Maxhallakut gjendet në një pus! Zbulohen edhe gëzhoja pistolete
BotëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Itali/ U zhduk më 7 tetor, trupi i Denaldo Maxhallakut gjendet në një pus! Zbulohen edhe gëzhoja pistolete

Trupi i pajetë u gjet në një thellësi prej rreth dhjetë metrash, i zhytur në ujë me kokën poshtë. Sipas verifikimeve të para, ai ndodhej në pus prej disa ditësh. Dyshimet e para janë për vrasje.

Trupi i Denaldo Maxhallakut, 31-vjeçarit shqiptar që punonte si bojaxhi në Itali, është gjetur mëngjesin e sotëm pranë një banese në Longiano në Cesena. Një skenë rrëqethëse u shfaq para ekipeve të shpëtimit rreth orës 10:00, përgjatë rrugës provinciale 85, të quajtur “Felloniche”, në kilometrin e katërt. Brenda një pusi, vetëm pak metra larg një shtëpie dykatëshe, u gjet trupi i pajetë i shqiptarit, i cili banonte në Gatteo dhe ishte baba i një vajze vetëm 1 vjeçe, raportojnë mediat italiane. LEXO edhe...Itali/ Merreshin me trafik kokakine, dënohen me burg 3 shqiptarët! Porositë koordinoheshin nga Shqipëria Operacionet e nxjerrjes së trupit ishin të gjata dhe të ndërlikuara Trupi u gjet në një thellësi prej rreth dhjetë metrash, i zhytur në ujë me kokën poshtë. Sipas verifikimeve të para, ai ndodhej në pus prej disa ditësh. Trupi u lokalizua falë punës së kujdesshme të njësisë së karabinierëve të specializuar në kërkimin e trupave të pajetë dhe të mbetjeve njerëzore, e cila mbërriti nga Firence. Operacionet për nxjerrjen e trupit ishin të gjata dhe të ndërlikuara dhe vazhduan deri vonë pasdite. 31-vjeçari u zhduk më 7 tetor, makina e tij u gjet e djegur Në një distancë të vogël nga vendi ku u gjet trupi, u zbuluan disa gëzhoja pistolete. Po zhvillohen hetime për vrasje, ndërsa dyshohet se viktima është qëlluar me armë zjarri. Rreth njëzet ditë më parë, makina e 31-vjeçarit u gjet në Rubikone, plotësisht e djegur, vetëm pak kilometra larg vendit ku u zbulua trupi i tij. Maxhallaku u zhduk më 7 tetor. Sot, rasti ka marrë një përfundim makabër dhe tragjik. Ky është një tjetër element i enigmës, pas gjetjes së automjetit të tij të djegur dhe të hedhur pranë lumit Rubicone. Tani hetuesit duhet të identifikojnë autorin e vrasjes. Dyshohet se krimi mund të ketë ndodhur për motive ekonomike. Që nga dita e zhdukjes së tij, miqtë dhe familjarët kishin jetuar në ankth. Shumë prej tyre mbërritën edhe në vendin ku u bë zbulimi makabër. P.J/ReportTv.al denaldo maxhellaku itali Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 73.6% Jo 23.3% Nuk e di 3.1% Vota total: 4139 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?