Lajme Zone
Irani dënon me 5 vite burg regjisorin e njohur, i sekuestrohen të gjitha pasuritë dhe i ndalohet aktiviteti në rrjetet sociale
BotëReport TV

Irani dënon me 5 vite burg regjisorin e njohur, i sekuestrohen të gjitha pasuritë dhe i ndalohet aktiviteti në rrjetet sociale

Panahi është një nga regjisorët iranianë më të vlerësuar ndërkombëtarisht. Filmi i tij “It Was Just an Accident” fitoi Palmën e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 2025, duke i sjellë një tjetër vlerësim të rëndësishëm në karrierën e tij.

Gjykata Revolucionare e Iranit ka dënuar me pesë vite burg regjisorin e njohur dhe fituesin e Palmës së Artë, Jafar Panahi, duke urdhëruar gjithashtu sekuestrimin e të gjitha pasurive të tij. Vendimi përfshin edhe ndalimin e udhëtimit jashtë vendit dhe të çdo aktiviteti në rrjetet sociale për një periudhë dyvjeçare, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë të ditura akuzat konkrete që çuan në dënimin e tij. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, bëhet fjalë për një dënim prej pesë vitesh e një muaji burg, të dhënë në mungesë të Panahit. Avokati i tij, Mostafa Nili, nuk ishte menjëherë i disponueshëm për një koment. LEXO edhe...Protestat e Berishës, Ngjela për Report Tv: Lodhet kot me 600 vetë, ‘non grata’ s’bëhet dot kryeministër! Avokati ‘paralajmëron’ Iranin: Matu mirë me Shqipërinë Panahi është një nga regjisorët iranianë më të vlerësuar ndërkombëtarisht. Filmi i tij “It Was Just an Accident” fitoi Palmën e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 2025, duke i sjellë një tjetër vlerësim të rëndësishëm në karrierën e tij. Regjisori është përballur disa herë me autoritetet iraniane për shkak të veprimtarisë së tij artistike. Në dhjetor të vitit 2025, ai u dënua në mungesë me një vit burg për akuza që lidheshin me propagandën kundër sistemit, si dhe me ndalim dyvjeçar të udhëtimit jashtë vendit. Pavarësisht këtij vendimi, Panahi u kthye në Iran në muajin mars të këtij viti. Dënimi i ri vjen në një kohë kur regjisori vijon të ketë çështje të tjera gjyqësore të hapura, ndërsa akuzat konkrete që lidhen me vendimin e fundit nuk janë bërë ende publike. Rasti i tij rikthen vëmendjen te presioni me të cilin përballen kineastët dhe artistët në Iran, veçanërisht ata që kanë kritikuar autoritetet përmes filmave dhe deklaratave publike. A.C/ReportTv.al Jafar Panahi irani Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 73.7% Jo 23.1% Nuk e di 3.2% Vota total: 4000 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?