Rregullatori i medias dhe telekomunikacionit në Korenë e Jugut ka urdhëruar kompanitë amerikane Google dhe Apple të paguajnë gjithsej 63.7 miliardë won, rreth 42.7 milionë euro, për shkelje të rregullave të konkurrencës në dyqanet e aplikacioneve. Komisioni Korean i Medias dhe Komunikimit (KMCC) vendosi një gjobë prej 42.9 miliardë wonësh, rreth 28.7 milionë euro, për Google dhe 20.8 miliardë wonësh, rreth 13.9 milionë euro, për Apple, pas një hetimi që nisi në gusht të vitit 2022. LEXO edhe...Kundërpërgjigje ndaj iPhone Duo të Apple, zbulohet plani ambicioz i Samsung! Vitin e ardhshëm priten 6 smartphone të palosshëm Sipas autoritetit, të dyja kompanitë kanë shfrytëzuar kontrollin mbi dyqanet e tyre të aplikacioneve për t’i orientuar zhvilluesit drejt sistemeve të tyre të pagesave, si dhe për të kufizuar shqyrtimin e aplikacioneve. Google shprehu keqardhje për vendimin, duke argumentuar se komisioni kishte anashkaluar ndryshimet e fundit në politikat e kompanisë, të cilat synojnë të zgjerojnë mundësitë e pagesave për zhvilluesit dhe të ulin tarifat e komisionit. Edhe Apple shprehu mospajtim me vendimin, duke theksuar se më shumë se 90 për qind e të ardhurave të krijuara përmes ekosistemit të saj të platformës së aplikacioneve App Store iu kthyen zhvilluesve vitin e kaluar. "Apple beson se ndryshimet që ka zbatuar deri më tani janë në përputhje me Ligjin për Biznesin e Telekomunikacionit. Ne po shqyrtojmë hapat tanë të ardhshëm në përputhje me legjislacionin e Koresë së Jugut", tha kompania. Xh.K/ReportTv.al apple Korea e Jugut Google Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 73.6% Jo 23.3% Nuk e di 3.1% Vota total: 4139 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?

