Lajme Zone
Kryebashkiaku Veliaj u transferua nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, avokati Haderi: Transferim politik! Duhet transparencë
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Kryebashkiaku Veliaj u transferua nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, avokati Haderi: Transferim politik! Duhet transparencë

Me një urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, motivi i të cilit ende nuk dihet zyrtarisht, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, pas 20 muajve në izolim u transferua këtë të mërkurë nga paraburgimi i Durrësit drejt Fierit. Avokati Novruz Haderi, i ftuar në ‘Studio Live’ tha se ky transferim i kryebashkiakut është pak i çuditshëm, duke theksuar se duhet se arsyet të bëhen të qart

Me një urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, motivi i të cilit ende nuk dihet zyrtarisht, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, pas 20 muajve në izolim u transferua këtë të mërkurë nga paraburgimi i Durrësit drejt Fierit. Avokati Novruz Haderi, i ftuar në ‘Studio Live’ tha se ky transferim i kryebashkiakut është pak i çuditshëm, duke theksuar se duhet se arsyet të bëhen të qarta. Sipas avokatit ky transferim është politik dhe avokati i popullit duhet të reagojë. LEXO edhe...U dërgua drejt paraburgimit të Fierit, Veliaj: Transferim politik, për mua përbën rrëmbim policor! S’kam dhënë pëlqimin “Pse pikërisht sot kjo gjë, duke marrë parasysh kontektstin politik, sot u mbyllën edhe hetimet për Ballukun dhe të tjerët. Ky transferim më duket pak i çuditshëm pa dhënë një shpjegim nga Drejtoria e Burgjeve. Përse u bë? Për shkak të kushteve, për shkak se duan t’i japing një siguri të madhe. Në fund të fundit ai është i pafajshëm, derisa të vërtetohet fajësia e tij. Përderisa transferimi i tij është i pashpjegueshëm neve na lind e drejta si qytetarë të themi se ky ësstë transferim politik. Edhe nga politika nuk ka asnjë reagim, përveç Veliaj. Ka përfaqësuar një milionë banorë të këtij vendi dhe Veliaj duhet të respektohet. Avokati i populllit ku është këtu, ai duhet të kishte reaguar i pari për këtë transferim. Duhet transparencë nuk mund të bësh si kaubojs.E ftoj avokatin e popullit të bëjë detyrën e vet”, tha Haderi. Ndërkohë sa i përket mbylljes së hetimeve për çështjen ‘Balluku’ Haderi tha se mendon se jemi më afër drejtësisë por nga ana tjetër ai nënvizon se ky do të jetë një proces të gjatë gjyqësor. Nëse provohet fajësia, avokati shton se Balluku mund të rrezikojë nga 10 deri në 15 vite burg. “Jemi më afër drejtësisë, por mendoj se kjo do të jetë një sagë e gjatë gjyqësore. Mendoj se avokati i saj mund ta zgjasë këtë procss gjyqësor. Për mendimin tim mendoj se do të shkoj deri në 2 vite. Për një person të thjeshtë do të kishte qenë një proces gjyqësor, ndryshe nga një njeri që ka pushtet. Nëse provohet fajësia Balluku rrezikon deri në 10-15 vite. Unë jam me mendimin që drejtësia duhet të shikojë sa i fajshmëm është si person. Parimi duhet të jetë i njëjtë për të gjithë, pavarësisht i njeri i thjeshtë apo jo. E mbështes institucionin e drejtësisë që të shkojë deri në fund në faktimin e provave”, tha Haderi. Xh.K/ReportTv.al studio live SPAK heton Ballukun erion veliaj arrestimi i erion veliajt Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 73.7% Jo 23.2% Nuk e di 3.1% Vota total: 4239 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?