Lajme Zone
Shkolla 'Gjergj Fishta' në Lezhë bëhet gati për vitin e ri shkollor, do të presë 530 nxënës dhe mësues, Rama: Kushte dinjitoze për të mësuar dhe zhvilluar talentet!
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Shkolla 'Gjergj Fishta' në Lezhë bëhet gati për vitin e ri shkollor, do të presë 530 nxënës dhe mësues, Rama: Kushte dinjitoze për të mësuar dhe zhvilluar talentet!

Investimi është pjesë e programit kombëtar për përmirësimin e infrastrukturës arsimore, në kuadër të të cilit këtë shtator hapin dyert 42 objekte arsimore dhe terrene sportive në të gjithë vendin.

Programi kombëtar për përmirësimin e infrastrukturës arsimore, i financuar nga Qeveria Shqiptare, do të sjellë këtë vit hapjen e 42 objekteve arsimore dhe terreneve sportive të reja ose të rikonstruktuara në të gjithë vendin. Një prej tyre është edhe shkolla “Gjergj Fishta” në Lezhë, e cila është transformuar dhe është gati të mirëpresë 530 nxënës dhe mësues në nisje të vitit të ri shkollor. Investimi është realizuar nga Ministria e Arsimit, në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë, dhe synon t'u ofrojë nxënësve kushte më të mira për të mësuar, ambiente moderne për zhvillimin e talenteve, si edhe hapësira për aktivitete edukative, kulturore dhe sportive përtej orarit mësimor. Përmes këtij programi, qeveria synon të përmirësojë infrastrukturën arsimore në të gjithë vendin me shkolla dhe terrene sportive të reja ose të rehabilituara. LEXO edhe...Përplasen dy mjete lundruese në Rrjoll të Velipojës, humb jetën 25 vjeçari, një tjetër plagoset rëndë (EMRAT) Pamje të investimit ka ndarë sot në rrjete sociale edhe kryeministri Rama. "Shkolla “Gjergj Fishta” në Lezhë është transformuar në një hapësirë bashkëkohore dhe dinjitoze, dhe do të mirëpresë 530 nxënës dhe mësues në vitin e ri shkollor. Ky investim, i realizuar nga Ministria e Arsimit, në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë, do t’u ofrojë nxënësve kushte më të mira për të mësuar, zhvilluar talentet dhe aktivitete përtej orarit mësimor. Investimi është pjesë e programit kombëtar, financuar nga Qeveria Shqiptare për përmirësimin e infrastrukturës arsimore, përmes të cilit këtë vit të ri shkollor hapin dyert 42 objekte arsimore dhe terrene sportive të reja e të rilindura në të gjithë vendin" shkroi ai. U.D/ReportTv.al Lezhe ministria e arsimit shkollë edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.8% Shoqëria 27% Social media 16.2% Vota total: 4781 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?