Lajme Zone
Shkoi me pushime në Kretë, i riu shqiptar ndërron jetë pas dy javësh në koma
Të tjeraJOQ Albania

Shkoi me pushime në Kretë, i riu shqiptar ndërron jetë pas dy javësh në koma

Një 33-vjeçar shqiptar është ndarë nga jeta pas një aksidenti në det në Rethimno të ishullit të Kretës.

Një 33-vjeçar shqiptar është ndarë nga jeta pas një aksidenti në det në Rethimno të ishullit të Kretës.

Sipas të afërmve dhe Komunitetit Shqiptar në Rethimno, Roland Sala, me origjinë nga Peshkopia jetonte prej vitesh në Angli dhe kishte shkuar në Kretë për të kaluar pushimet pranë familjarëve. Gjatë kohës që po lahej në det, ai u përfshi nga dallgët dhe pësoi asfiksi.

33-vjeçari u transportua menjëherë në Spitalin e Rethimnos, ku qëndroi për rreth dy javë nën kujdesin intensiv të mjekëve. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ai nuk arriti t'u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.

Trupi i pajetë i Roland Salës do të niset nga Spitali i Rethimnos drejt Shqipërisë, ku do të zhvillohet ceremonia mortore.

Komuniteti Shqiptar në Rethimno i ka shprehur ngushëllimet familjes dhe të afërmve të të ndjerit, duke e cilësuar humbjen e tij si një tragjedi që ka prekur mbarë komunitetin shqiptar në ishull.