Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në portin e Durrësit, ku një drejtues kamioni ka mbetur i plagosur pas përplasjes me një tjetër mjet të tonazhit të rëndë.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i kamionit, me kombësi kosovare, ndodhej jashtë automjetit të tij në momentin kur është goditur nga kamioni tjetër. Si pasojë e përplasjes, ai ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.
Gjendja e të plagosurit raportohet e rëndë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së plotë të aksidentit.

