Aktivisti Arben Kola ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në SHBA, duke pretenduar se gjatë qëndrimit atje ai nuk është takuar me liderë të rëndësishëm amerikanë. Sipas Kolës, Rama ka zhvilluar takime me persona që ai i lidh me ish-Sigurimin, botën e krimit dhe interesa oligarkike në SHBA. “I vetmi që takoi ishte Rama në Amerikë, të vetmit që takoi janë ish-sigurimsa, shokët e Olsi Ramës që merren me drogë dhe kanë lidhje me botën e errët në Amerikë dhe oligarkë me interesa të errëta në Amerikë”, deklaroi Kola. Ai e cilësoi vizitën e kryeministrit si të parëndësishme dhe pretendoi se Rama nuk ka marrë vëmendjen që synonte. “Shkoi dhe erdhi si karafil. Bota i hoqi fishën, Amerika e braktisi. Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet”, u shpreh aktivisti.
Kola solli në vëmendje edhe vizitën e ish-kryeministrit Sali Berisha në SHBA, duke deklaruar se edhe gjatë asaj vizite nuk kishte pasur pritje nga liderë të rëndësishëm amerikanë.
Aktivisti komentoi edhe konferencën e paralajmëruar për në Rinas, që më vonë u anulua, duke pretenduar se ajo synonte të zhvendoste vëmendjen nga skandalet e fundit.
“Konferenca e lajmëruar për në Rinas donte të shpërqendronte vëmendjen, edhe pse tani nuk ka gjë që e shpërqendron vëmendjen nga krimet. Mediat botërore pasqyrojnë skandalin me SHISH”, deklaroi Arben Kola. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
