Sot shënohet dita e 120-të e protestës qytetare. Qytetarët kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, nga ku pritet të marshojnë përgjatë bulevardit drejt Kryeministrisë. Një prej protestuesve tha se nuk do të ndalet me përfundimin e 120 ditëve, por do të vijojë të qëndrojë në protestë deri në largimin e atyre që, sipas tij, kanë shkatërruar vendin. “Prindërit e mi kanë punuar 45 vite në uzinën ushtarake dhe marrin pension qesharak. Këtu do të rri jo 120 ditë, por deri sa të ikin plehrat që kanë shkatërruar Shqipërinë”, u shpreh ai. Protestuesi tha se problemet ekonomike dhe sociale vijojnë të rëndojnë mbi qytetarët, ndërsa sipas tij, shumë fshatra dhe qytete të vogla janë braktisur. “Kam qenë i vogël kur u ndërrua sistemi dhe sot ende shqiptarët vuajnë për bukën e gojës. Fshatrat dhe qytetet e vogla janë braktisur”, deklaroi protestuesi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
