Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër në një seancë plenare, ku një ndër pesë pikat e rendit të ditës do të jetë edhe shqyrtimi i miratimit të një deklarate politike që lidhet me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara dhe verdiktin e Gjykatës Speciale.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se seanca do të mbahet të hënën, në orën 11:00.
Në këtë seancë pritet që fillimisht të bëhet betimi i deputetëve të rinj dhe më pas do të vijohet me shqyrtimin e kësaj pikë të rëndësishmë në rendin e ditës.
Gjykata e Hagës njoftoi vendimin më datë 16 shtator për dënimin me 81 vite burgim në total pë katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

