Prej më shumë se 24 orësh vijon të jetë aktiv zjarri në zonën e Myselimit, në njësinë Postrribë, dhe në kodrat e Bardhajve, në njësinë Rrethina, të Bashkisë Shkodër.
Flakët po përhapen në një sipërfaqe pyjore me pisha, ndërsa era e fortë dhe terreni i thyer po vështirësojnë ndërhyrjen e mjeteve.
Në Bardhaj, zjarri, për shkak të erës dhe terrenit të vështirë për ndërhyrje, ka përparuar drejt banesave. Një nga banorët e zonës shprehet se i janë dëmtuar ullishtet dhe makineritë e punës. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Në terren janë angazhuar forca zjarrfikëse, të ndihmuara edhe nga reparti i Vau-Dejës, si dhe një helikopter./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Shkodërzjarr
