Lajme Zone
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Shkodër/ U grindën mes tyre, fqinji merr armën dhe e qëllon! Plagoset Vladimir Bruçi, në kërkim autori! Ishin bashkë në lokal para sherrit (EMRI)


Pjerin Bitani ka qëlluar me armë zjarri Vladimir Bruçin, pas një konflikti të çastit mes tyre.  Burimet thanë se Bitani dhe Bruçi janë komshinj dhe para ngjarjes kanë qenë bashkë në lokal. Nuk dihet ende shkaku i konfliktit. Autori është shpallur nw kwrkim.

Vladimir Bruçi mbeti i plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Shkodër. Ngjarja ndodhi në 14:30, në lagjen Rus, ku dyshohet se Pjerin Bitani ka qëlluar me armë zjarri Vladimir Bruçin, pas një konflikti të çastit mes tyre. Autori është shpallur në kërkim. Bruçi është transportuar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore. Burimet thanë se ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. LEXO EDHE:Vllaznia 25 vite pa titullin kampion, 'driblon' Edi Martini: Dështim do të ishte nëse vinim pas trofeve radhazi, askush nuk ma mbyll gojën Burimet thanë se Bitani dhe Bruçi janë fqinj dhe para ngjarjes kanë qenë bashkë në lokal. Nuk dihet ende shkaku i konfliktit. Emri i Vladimir Bruçit është i njohur për drejtësinë. Dy vite më parë ai u dhunua me sende të forta në lagjen “Rus”, pas një konflikti për një vendparkim. Ngjarja e vitit 2024 u pasua dhe nga përplasje me armë. Për ngjarjen janë dënuar Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Arlind Kajoshi. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. P.J/Shqiptarja.com TAG: pjerin bitani Vladimir Bruçi Shkoder plagosje me arme zjarri Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento parruca: 20/08/2026 15:51 iky ska pune tjeter kan met tu plagos e rrah 1 her ne vit si me ken adoleshent Përgjigju Sondazhi i ditës:

15 Gusht, 13:45

Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.7% Shoqëria 27.2% Social media 16.2% Vota total: 4690 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?